Qysh në bankat e shkollës, Riad Spahiu është dalluar si nxënës i shkëlqyer, duke zënë vende të para në gara komunale e republikane. Ky sukses i hershëm u shndërrua në bazë të fortë për angazhimin e tij në jetën publike dhe shoqërore.
Fillimisht ai u zgjodh kryetar i Këshillit të Nxënësve në shkollë, ndërsa më pas, përmes votës, u përzgjodh përfaqësues i të gjithë nxënësve të Kaçanikut në Këshillin Rinor të Kosovës me seli në Prishtinë. Në këtë rol, solli në qytetin e tij trajnime dhe organizime të ndryshme që hapën horizonte të reja për të rinjtë. Përmes tyre, shumë nxënës fituan aftësi të reja, përvoja praktike dhe rrjete bashkëpunimi, duke depërtuar sot me sukses në tregun e Prishtinës – një dëshmi se investimi tek rinia jep gjithmonë fryte.
Riad Spahiu ka përfaqësuar Kaçanikun edhe në skenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në konferenca për integrimin e rinisë ballkanike në Evropë, përfshirë konferencën Youth Alliance. Aktivizmi i tij ka qenë i pandalshëm që në moshë të hershme, përmes KVRL-së dhe organizatave të ndryshme të shoqërisë civile.
Ai është angazhuar në nisma të vetëdijesimit për të drejtat e të rinjve, mbrojtjen e ambientit, luftimin e dukurive të këqija dhe përfshirjen e personave me nevoja të veçanta. Po ashtu, ka marrë pjesë në organizime të artit dhe kulturës, si “ArtShift” dhe ngjarje të tjera që promovojnë krijimtarinë dhe talentin e të rinjve.
Një tjetër dëshmi e lidhjes së tij me qytetarët është themelimi i portalit lokal “Gazeta Kaçaniku”, që prej 5 vitesh shërben si platformë për promovimin e qytetit dhe si zë i hapur i banorëve për të shprehur shqetësimet, idetë dhe sugjerimet e tyre. Ky kontakt i drejtpërdrejtë me qytetarët i ka dhënë atij njohjen më të mirë për problemet dhe nevojat e tyre të përditshme.
Sot, Riad Spahiu punon si freelancer në botën e teknologjisë – departament në të cilin ka vijuar edhe studimet – duke ofruar shërbime kreative digjitale, marketing dhe zhvillim uebfaqesh. Njëkohësisht, ai udhëheq edhe media të natyrës politike, nga ku ka fituar njohuri të mëdha rreth zhvillimeve politike në Kosovë. Tashmë, ai ka marrë vendimin që këtë përvojë dhe angazhim t’ia kthejë drejtpërdrejt qytetit të tij – përmes përfaqësimit në Kuvendin Komunal të Kaçanikut.
✦ Prandaj, sot ai ka nevojë për përkrahjen tuaj me votë.
Voto Riad Spahiu – 19