
Jam Riad Spahiu, i lindur dhe rritur në Kaçanik. Kam qenë nxënës i dalluar që nga shkolla fillore, me rezultate të larta akademike dhe fitues i shumë garave komunale e republikane. Kam vijuar studimet në Shkenca Kompjuterike dhe aktualisht jam freelancer në botën digjitale, duke ofruar shërbime kreative, marketing dhe zhvillim uebfaqesh.
Qysh në shkollë të mesme u zgjodha kryetar i Këshillit të Nxënësve, e më pas përfaqësues i nxënësve të Kaçanikut në Këshillin Rinor të Kosovës – Prishtinë. Kam sjellë trajnime e aktivitete për të rinjtë, duke u hapur atyre horizonte të reja. Kam qenë aktiv në shoqërinë civile, në nisma për mbrojtjen e ambientit, të drejtat e rinjve dhe përfshirjen e personave me nevoja të veçanta. Po ashtu, themelova “Gazeta Kaçaniku”, një platformë që jep zë qytetarëve tash e pesë vite.
Sepse unë vij nga rruga e aktivizmit real, nga kontaktet e drejtpërdrejta me qytetarët dhe hallet e tyre. Përmes “Gazeta Kaçaniku” kam ngritur vazhdimisht çështjet dhe ankesat e banorëve, duke i çuar shpesh deri në zgjidhje konkrete – një rol i ngjashëm me atë të asambleistit, por jashtë Kuvendit Komunal. Kam dëshmuar se di të marr iniciativa dhe të prodhoj zgjidhje. Sot dua t’i kthej këtë përvojë drejtpërdrejt në shërbim të qytetit tim. Vota për mua është votë për një gjeneratë që sjell energji të re dhe zë të fuqishëm për Kaçanikun.
Ju do të njoftoheni me kohë kur të publikohet programi im.
“Kutia e Qytetarit” do të jetë e hapur 24/7 gjatë gjithë mandatit tim – zëri juaj nuk do të mbetet kurrë pa u dëgjuar.
Çdo ankesë që dërgoni shqyrtohet, merret në proces dhe synohet të zgjidhet.
Kontrollo statusin e kërkesës tënde:
-
L5897
-
L4859
-
L5068
-
L9517
-
L4158